• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një punëtor nga Hungaria gabimisht ka pranuar 92.500 euro - 388 herë më shumë para se sa që i kanë takuar

Një punëtor nga Hungaria gabimisht ka pranuar 92.500 euro - 388 herë më shumë para se sa që i kanë takuar

Bukuresht, 3 gusht 2023 (MIA) - Një i punësuar në një kompani hungareze, në vend të forinteve, gabimisht ka marrë rrogë mbi 92.500 euro, kështu që ka marrë 388 herë më shumë para se sa që i takonin.

Personit të cilit kompania ia ndërpreu marrëdhënien e punës para skadimit të periudhës provuese, i ka dhënë llogari nga një bankë austriake për t'ia paguar rrogën e mbetur. Por, ndërmarrja në atë llogari ka transferuar 92.549 euro në vend të 92.549 forintave hungareze që është dashur t'ia paguajë, kurse kjo në vlerë reale është 238 euro. Shumë shpejt më pas, kompania e ka zbuluar gabimin dhe ka kërkuar nga personi ta kthejë "tepricën".

Ai e refuzoi atë, duke u arsyetuar në mënyra të ndryshme. Mes tjerash, ai u tha edhe se për momentin nuk ka qasje drejt llogarisë. Ndërsa ndërkohë, nga bankomati në qytetin Kaposhvar, Hungari jugperëndimore, ka tërhequr rreth 15.000 euro.

Meqenëse ish-i punësuari ka refuzuar me ngulm t'ia kthejë kompanisë tepricën e parave, Prokuroria në Kaposhvar parashtroi aktakuzë ndaj tij. Është parashtruar padi penale për keqpërdorim të mjeteve, sipas dokumenteve zyrtare.

Autoritetet austriake arritën t'ia kthejnë kompanisë së dëmtuar pjesën më të madhe të parave. Prokuroria kërkon të shqiptohet gjobë dhe kompanisë t'i kompensohet dëmi i mbetur. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR