• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një pjesë e Negotinës pa rrymë pas motit të keq, zhbllokohet rruga Dubrovë - Vojshanc, disa shtëpi mbetën pa çati

Një pjesë e Negotinës pa rrymë pas motit të keq, zhbllokohet rruga Dubrovë - Vojshanc, disa shtëpi mbetën pa çati
Negotinë, 16 gusht 2022 (MIA) - Zhbllokohet rruga Dubrovë - Vojshanc, që ishte bllokuar për shkak të motit të keq nga shiu dhe era e cila sot pasdite e përfshiu Negotinën, në Timjanik edhe më tutje nuk ka rrymë për shkak të drurëve të rënë, tha për MIA-n kryetari i Negotinës, Goran Stojanov.
Ai përsëriti se moti i keq la shumë shtëpi pa çati në komunë. Për nesër paralajmëroi formimin e një Komisioni për vlerësim të dëmeve me qëllim të dëmshpërblimit të të gjithë atyre të cilët kanë pasoja nga moti i keq.
“Është e vërtetë, disa shtëpi kanë mbetur pa çati në lagjen Saat Kullë dhe në disa lokacione në qytet. Zjarrfikësit e Negotinës dhe punonjësit e shërbimeve komunale, së bashku me zjarrfikësit e Kavadarit që erdhën në ndihmë, po i rregullojnë pasojat nga drurët e rënë në disa lokacione të komunës”, sqaroi Stojanov.
Kryetari Stojanov tha se bashkë me përfaqësues të shërbimeve komunale është në teren dhe po inspektojnë vendin.
Një tornado ka ndodhur në Negotinë, një vorbull, thanë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) për MIA-n.
“Informacionet tona thonë se një gjë e tillë ka kohë që nuk ka ndodhur në Negotinë. Stuhia, e cila zgjati vetëm njëzet minuta, shkaktoi pasoja të rënda. Ishte me forcë të madhe dhe ndryshoi drejtim dy herë. Veriu, pastaj jugperëndimi dhe përsëri veriu. Me vete mbante pjesë të konstruksioneve të çative, pemë, shtylla dhe tela, u shkatërruan dhe u morën konstruksione kallaji dhe plastike. Nëse stuhia do të kishte zgjatur vetëm pesë deri në dhjetë minuta më shumë, Zoti na ruajt, do të ishte një fatkeqësi e vërtetë për Negotinën”, tha Goran Stojanovski, shef i Departamentit të Operacioneve dhe Koordinimit pranë QMK.
Ai theksoi se do të përcaktohen dëmet shtesë ndër të tjera edhe për kulturat bujqësore.
Shumë banorë të Negotinës kanë denoncuar dëmet nga moti i keq, zjarrfikësit po intervenojnë në teren.
Në pyetjen e MIA-s, nga Elektrodistribucioni u përgjigjën se në fshatin Timjanik kanë rënë disa shtylla elektrike për shkak të motit të keq i cili e kaploi rajonin e Negotinës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR