• e premte, 08 nëntor 2024

Një pjesë e Komunës së Gazi Babës sonte pa ujë

Një pjesë e Komunës së Gazi Babës sonte pa ujë

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit me diametër 700 milimetra në bul. "Aleksandri i Madh" p.n. në nënkalimin ASUC, nga ora 02:00 e mëngjesit deri në përfundim të aktiviteteve të punës do të ndërpritet furnizimi me ujë i përdoruesve nga një pjesë e bul. "Aleksandri i Madh".

Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup, në të njëjtën periudhë kohore me presion të reduktuar të ujit, do të jenë shfrytëzuesit nga zona e ulët në lagjen Autokomanda, përkatësisht rrugët “Jani Llukrovski”, “Llazar Poptrajkov”, “Hristo Botev”, Brigada e 16-të maqedonase" dhe objektet në zonën industriale Burraria - Shkup, Koka Kola dhe Alkaloid, si dhe përdoruesit nga bul. “Kiro Gligorov” dhe vendbanimet Maxhari, Çento, Hipodrom, Stajkovc dhe Trubarevë në Komunën e Gazi Babës.mb/
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR