• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Një pjesë e Gazi Babës pa ujë

Një pjesë e Gazi Babës pa ujë

Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) – Pa ujë sot prej orës 8:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Brigada e 16-të Maqedonase”, “Llazar Pop Trajkov”, “Trifun Haxhi Janev” dhe “Jani Lukrovski” në Komunën Gazi Babë.  

Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të punimeve në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase” pa numër.

Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR