• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë afër Ministrisë së Drejtësisë

Një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë afër Ministrisë së Drejtësisë

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë te “Tobako Zhak Mar” në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë. Nuk ka persona të lënduar.

Rasti është denoncuar përmes numrit të vetëm për raste urgjente 112. Prej atje informojnë se rrezik potencial paraqet edhe një pjesë e fasadës. 

QMK-ja rajonale -Shkup ka informuar Komunën Qendër ku nga aty kanë informuar se kanë dalë në terren.

"Nga Komuna Qendër ka informacion se kanë dalë në terren dhe nëse prona është e personave fizik, atëherë ata është dashur ta zgjidhin këtë problem me fasadën që ka filluar të bjerë", thuhet në kumtesën e QMK-së.

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR