• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një pjesë e Butelit, Karposhit dhe Sopishtes pa rrymë

Një pjesë e Butelit, Karposhit dhe Sopishtes pa rrymë

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të problemeve teknike në rrjetin e shpërndarjes, sot do të mbeten pa rrymë disa nga shfrytëzuesit nga komunat e Shkupit, Butel, Karposh dhe Sopishtë, njoftoi QRMK - Shkup.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës “Aleksandar Urdarevski”, rreth lokalit “Bon Bon” në Komunën e Butelit.

Në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:00, pa rrymë do të jenë përdoruesit e rrugës “Borka Talevski” nr.60 në Komunën e Karposhit.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e fshatit Çiflik të Komunës së Sopishtës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR