• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një pilot 102 vjeçar nga Lufta e Dytë Botërore fluturoi me "Spitfajer"

Një pilot 102 vjeçar nga Lufta e Dytë Botërore fluturoi me

Londër, 7 shkurt 2024 (MIA) - Në moshën 102-vjeçare, ish-piloti i Forcave ajrore mbretërore britanike, Xhek Hemings, fluturoi për herë të parë me aeroplanin historik "Spitfajer" të Luftës së Dytë Botërore.

Hemings, një drejtues skuadriljeje i forcave britanike gjatë Luftës, është, me sa dihet, piloti më i vjetër që ka fluturuar atë model aeroplano. Piloti Beri Hjuz, i cili ishte me Hemings gjatë fluturimit të djeshëm, tha se kolegu i tij më me përvojë kishte një dhunti natyrale.

"Nuk kishte nevojë për udhëzime, ati vetëm e mori aeroplanin, bëri disa kthesa dhe manovra bazë dhe e bëri punën e tij. Mendoj se vërtet e ka shijuar çdo moment të fluturimit", deklaroi Hjuz.

 

Veterani i luftës nuk kishte fluturuar kurrë më parë me një "Spitfajer" por kishte fluturuar me aeroplanë të tjerë. Ai vuri në dukje se ishte "absolutisht magjike" të ishe pas timonit, megjithëse fluturimi ishte "jo i qetë" - me shumë ngjarje të paparashikuara.

“Sinqerisht, gjithçka u ndje pak e ‘ndryshkur’, gjë që nuk është për t’u habitur – edhe unë jam ‘ndryshkur’”, tha Hemings me shaka.

Fluturimi i tij 20-minutësh në Anglinë jugore kishte për qëllim mbledhjen e parave për shoqërinë bamirëse që ai themeloi 80 vjet më parë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, "Misioni bamirës i Aviacionit të Bashkuar -" (Mission Aviation Fellowship) me aeroplanë ka dërguar ndihma, ilaçe dhe ushqime të tjera në vendet ku ka nevojë. Hemings gjithashtu bëri aerobatikë në ditëlindjen e tij të 100-të, duke mbledhur mbi 40,000 funta për organizatën e tij bamirëse. ls/

Foto: Faqja në Fesjbuk e MAF.

 

QËNDRONI TË LIDHUR