• e enjte, 11 korrik 2024

Një person pësoi në zjarrin në Aerodrom të Shkupit

Një person pësoi në zjarrin në Aerodrom të Shkupit

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Në zjarrin në një banesë në ndërtesën në rr."Pandil Shishkov" në Shkup mëngjesin e sotëm jetën e ka humbur G.B. (76). 

Siç njoftojnë nga MPB-ja, rreth orës 6:40 në SPB Shkup është marrë thirrje për zjarr në një banesë në ndërtesën në rrugën "Pandil Shishkov" në Komunën e Aerodromit. 

"Nga ana e Brigadës zjarrëfikëse, zjarri u lokalizua, ndërsa në banesë është gjetur i ndjeri G.B. (76). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në njoftim. 

Më herët, QMK-ja njoftoi se ekipet e Brigadës së mbrojtjes zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë lokalizuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje.

Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrëfikës me gjashtë automjete zjarrëfikëse. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR