• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person nga Shkupi mashtrohet në këmbimore nga dy shtetas të huaj

Një person nga Shkupi mashtrohet në këmbimore nga dy shtetas të huaj

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Një person nga Shkupi ka raportuar se në një këmbimore në Çarshinë e Vjetër në Shkup është mashtruar nga dy shtetas të huaj për një shumë prej 25.000 euro, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mbrëmë në orën 19:15 në SPB – Shkup, H.M., i moshës 34 vjeçare nga kryeqyteti i vendit, ka denoncuar se rreth orës 15 është mashtruar në një këmbimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga dy shtetas të huaj.

Sipas raportit pasi kanë rënë dakord për shkëmbimin e parave në këmbimore në vlerë 25.000 euro, personat kanë ardhur me një çantë me shumën e dakorduar të parave në denarë, me çka njëri prej tyre ka zëvendësuar çantën me denarë me një çantë tjetër e cila në pjesën e poshtme të saj ka qenë e mbushur me letra.

Siç bën të ditur H.M., ai ua ka dhënë eurot pa kontrolluar çantën, ndërsa pasi janë larguar ka kuptuar se është mashtruar, sqaron MPB.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR