• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person ka vdekur, tridhjetë janë plagosur në paradën sportive në Kanzas Siti me rastin e Superbol

Një person ka vdekur, tridhjetë janë plagosur në paradën sportive në Kanzas Siti me rastin e Superbol

Uashington 15 shkurt 2024 (MIA) - Një person ka vdekur, ndërsa tridhjetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat gjatë paradës në Kanzas Siti Çifs, fituesit e Superboll (finale në futbollin amerikan), deklaruan nga policia në Kanzas Siti.

Mes të plagosurve janë njëmbëdhjetë fëmijë që ndodhen në spital, por nuk dihet sa vjeç janë fëmijët.

Policia ka ndaluar tre të dyshuar, ndërsa kryetari i ka bërë thirrje opinionit që të ndajë fotografi, video dhe informacione të tjera nga vendi i të shtënave.

Videot nga incidentit tregojnë policët që vrapojnë drejt vendit të të shtënave në një turmë të madhe njerëzish jashtë një qendre transporti përderisa viktimat janë transportuar me automjet të ndihmës së shpejtë.

Nga një burim në organet e sigurisë "Si-bi-es" mësohet se të shtënat nuk kishin lidhje me terrorizmin.

Patrik Mahomes, qendërmbrojtësi i Stars, shkroi në rrjetin social X: “Po lutem për Kanzas Siti”.

Kjo është vrasja e 48-të masive në SHBA që nga fillimi i vitit 2024. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR