Një person ka humbur jetën në aksidentin në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci ku morën pjesë katër automjete
- Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në orën 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci. Në aksident kanë marrë pjesë katër automjete të udhëtarëve, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.
- Post By Fami Bajrami
- 00:21, 20 janar, 2024
Shkup, 19 janar 2024 (MIA)- Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në orën 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci. Në aksident kanë marrë pjesë katër automjete të udhëtarëve, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.
“Në Stacionin policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete të udhëtarëve – dy të tipit "mercedes", "opel korsa" dhe "hjundai”. Në aksident në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një nga shoferët e automjetit. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga stacioni policor Gjevgjeli”, tha Trajanova.
Sipas të dhënave nga Qendra rajonale e QMK Strumicë, rruga është mbyllur, ndërsa komunikacioni është riorientuar përmes fshatit Bogorodicë.
NJTKZ Gjevgjeli ka dalë në vendin e ngjarjes me një automjet kundër zjarreve dhe tre zjarrfikës.
Foto: arkivi i MIA-s