• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person ka humbur jetën, dy janë lënduar në aksidentin që ka ndodh dje në austradën Kumanovë - Shkup

Një person ka humbur jetën, dy janë lënduar në aksidentin që ka ndodh dje në austradën Kumanovë - Shkup

Kumanovë, 20 maj 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodh dje në austradën Shkup - Kumanovë në hyrjen e fshatit Aginë, ndërsa dy persona janë lënduar, njofton MPB-ja.

"Dje rreth orës 15:00 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup - Kumanovë, atar në fshatin Aginë, Kumanovë, automjeti i udhëtarëve “subaru impreza” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga gjashtëdhjetë e katër vjeçari. - I.A. nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje udhëtari B.N. nga Kumanova, ndërsa një mjek nga Emergjenca e Kumanovës ka konfirmuar vdekjen", njofton MPB-ja.

Shoferi I.A. dhe bashkëudhëtarja D.N. ka pësuar lëndime fizike të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Në këtë aksident trafiku ka ndërhyrë edhe njësiti zjarrfikës. mb/

Foto: MIA 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR