• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person humbi jetën dhe një është plagosur nga të shtënat në fshatin Batincë, policia është në kërkim të autorëve

Një person humbi jetën dhe një është plagosur nga të shtënat në fshatin Batincë, policia është në kërkim të autorëve

 Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) -  Një person ka humbur jetën, ndërsa  një është lënduar dhe është  dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup sot çaradite në fshatin Batincë kur në ta është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, njofton MPB. Policia po punon për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

 "Më datë 01.07.2024, në orën 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me makinë "Mercedes" kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve "Ford" në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Cërnivërv. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur  A.B.I  ndërsa Z.I ka marrë lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente-Shkup për ndihmë mjekësore", theksohet në informacionin e MPB-së.

 SPB Shkup në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe Departamentin për Njësitë e Aviacionit janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR