• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një person humb jetën pasi goditet nga treni

Një person humb jetën pasi goditet nga treni

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Në hekurudhën tek bulevardi "Serbia", mbrëmë rreth orës 20:25, treni ka goditur një person të moshës pesëdhjetë vjeçare. Nga goditja, ai ka vdekur në vendin e aksidentit, kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore në Shkup. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR