• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident të trafikut në Ohër

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident të trafikut në Ohër

Ohër, 13 nëntor 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident trafiku, që ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër - Shën Naumi, në afërsi të lagjes "Eleshec" në Ohër.

Sipas informacioneve të para nga policia, aksidenti ka ndodhur në orën 1:15, kur një automobil "pezho" me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 18 vjeçar nga Ohri, ka dalë nga rruga. 

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski njoftoi se shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, ndërsa bashkëudhëtari 16 vjeçar nga Ohri u dërgua në spitalin "Shën Erazmo", ku u konstatuan lëndime të rënda në trup.

Ekspertizën në vendin e ngarjes e kanë kryer prokurori publik, mjekët dhe ekipet e policisë.

Dimoski theksoi se me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR