Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku në VK "Deve Bair"
- - Në rrugën magjistrale Vendkalimi kufitar "Deve Bair" dje pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 12:54, 14 janar, 2024
Shkup, 14 janar 2023 (MIA) - Në rrugën magjistrale Vendkalimi kufitar "Deve Bair" dje pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Më 13.01.2024 rreth orës 15:40, ishte raportuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi kufitar 'Deve Bair' - Kriva Pallankë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin vetura 'reno' e drejtuar nga T.M. (34) nga Kriva Pallankë, me targa të regjistrimit nga Kriva Pallanka ka goditur personin D.M. (49) nga fshati Duraçka Reka, Kriva Pallankë, ndërsa pastaj në një veturë transportuese 'Micubishi', pronë e NP për Shërbime Komunale - Kriva Pallankë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë D.M., të konstatuara në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë' në Shkup", thonë nga MPB.
Ishte kryer mbikëqyrje nga ekipi mbikëqyrës i DPB Kriva Pallankë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s