• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një njeri u shpall i pafajshëm pasi gabimisht kaloi 38 vjet në një burg në SHBA

Një njeri u shpall i pafajshëm pasi gabimisht kaloi 38 vjet në një burg në SHBA

Los Anxhelos, 2 mars 2023 (MIA) - Një gjykatë në Los Anxhelos e shpalli sot Moris Hejstings të pafajshëm pasi kreu më shumë se 38 vjet burg për një vrasje të vitit 1983 që ai nuk e kishte kryer.

Moris Hejstings u shpall i pafajshëm vitin e kaluar bazuar në provat e reja të ADN-së që tregojnë për një tjetër të dyshuar. Gjykata e rrëzoi vendimin me kërkesë të prokurorit të Los Anxhelosit dhe avokatëve të Hejstings, të cilët gjithashtu kërkuan shpalljen e tij të pafajshëm.

Vendimi tani thotë se Hejstings është "në të vërtetë i pafajshëm", që do të thotë se ka prova bindëse se ai nuk e ka kryer veprën.

Viktima në këtë rast, Roberta Vajdermajer, u sulmua seksualisht dhe u vra me një të shtënë në kokë, dhe trupi i saj u gjet në bagazhin e automjetit të saj në qytetin Ingëlvud, afër Los Anxhelosit.

Hejstings u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht në vitin 1988. Por në vitin 2000 ai kërkoi një test të ADN-së në spermën e gjetur tek viktima. Prokuroria hodhi poshtë kërkesën e parë dhe një kërkesë e re pasoi në vitin 2021. Në qershor të vitit të kaluar, ekspertët e mjekësisë ligjore konstatuan se sperma nuk ishte e tij.

Hejstings, i cili ishte 69 vjeç kur u lirua tetorin e kaluar, tha se u lut për ditën e lirisë së tij.

"Unë nuk qëndroj para jush si një burrë i hidhur, thjesht dua ta shijoj jetën time tani që e kam", tha atëherë Hejstings.

I dyshuari i ri, Kenet Paknet, vdiq në burg në vitin 2020, sipas prokurorëve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR