Një natë me shumë ngjarje e Vitit të Ri për shërbimet mjekësore në detyrë, mes rasteve edhe një fëmijë dyvjeçar me lëndime me armë zjarri.
- Një natë me shumë ngjarje në natën e Vitit të Ri kanë pasur mjekët në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Janë pranuar pacientë nga aksidente komunikacioni, pacientë me lëndime të pësuara nga rëniet nga lartësia, të lënduar nga piroteknikët, pacientë në gjendje të dehur, si dhe një fëmijë dyvjeçar me lëndim në kokë nga një armë zjarri.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:41, 1 janar, 2026
Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Një natë me shumë ngjarje në natën e Vitit të Ri kanë pasur mjekët në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Janë pranuar pacientë nga aksidente komunikacioni, pacientë me lëndime të pësuara nga rëniet nga lartësia, të lënduar nga piroteknikët, pacientë në gjendje të dehur, si dhe një fëmijë dyvjeçar me lëndim në kokë nga një armë zjarri.
Ekipet në detyrë sot vlerësuan se numri i lëndimeve gjatë natës së Vitit të Ri është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara, dhe disa nga rastet lidhen me alkoolizmin.
Gjatë natës janë regjistruar tre aksidente komunikacioni, ndërsa rreth 20 pacientë me lëndime të lehta u liruan për trajtim në shtëpi pas ekzaminimit.
Një paciente 17-vjeçare nga Tetova është pranuar me lëndime të rënda dhe, siç deklaruan mjekët, në kohën kur po jepnin deklaratën e tyre, ajo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në Shkup nuk janë evidentuar aksidente të rënda komunikacioni, ndërsa arsyeja për këtë, siç theksuan ka shumë të ngjarë të jetë funksionimi i sistemit të Qytetit të Sigurt.
Në klinikat janë pranuar edhe tre pacientë të politraumatizuar pasi ranë nga një lartësi. Midis tyre është një burrë 30-vjeçar, i gjetur i rrëzuar në zonën e Bunjakovecit, i cili ishte në gjendje kërcënuese për jetën dhe iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore. Në Neurologji është pranuar një pacient 16-vjeçar nga Shtipi, gjithashtu pasi ra nga një lartësi.
Mjekët si një rastë të rëndë e theksuan rastin me një fëmijë dyvjeçar pa të dhëna personale të njohura, i cili u shtrua në kujdes intensiv me një plagë me armë zjarri në kokë. Fëmija është në gjendje kritike dhe aktualisht nuk ka informacion zyrtar në lidhje me rrethanat e incidentit.
Gjatë natës janë regjistruar edhe tetë sulme fizike. Gjashtë pacientë me lëndime fizike u liruan për trajtim në shtëpi, ndërsa një person pati një lëndim sipërfaqësor me thikë.
Është regjistruar edhe një plagë me armë zjarri në nyjen e bërrylit të një pacienti nga Shkupi, dhe incidenti ka ndodhur në Prilep.
Lidhur me piroteknikën, mjekët inforuan se gjithsej 20 pacientë janë pranuar me lëndime, përfshirë fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç të cilët po trajtohen në Klinikën e Fëmijëve dhe do t'i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.
Në Klinikën e Tramautologjisë është pranuar një pacient 69-vjeçar me lëndime në parakrahun e majtë dhe dorën nga piroteknika, ndërsa tre persona me lëndime të lehta do të lirohen për trajtim në shtëpi.
Foto: Printskrin