• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Turqia është sjellë në klinikat e Shkupit në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë, nuk ka shenja dhune

Një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Turqia është sjellë në klinikat e Shkupit në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë, nuk ka shenja dhune

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - MPB njoftoi sot se një 19 vjeçar shtetas turk me qëndrim në Shkup dje është pranuar në kompleksin klinik "Nënë Tereza" në gjendje të rëndë shëndetësore i cili ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, tek shtetasi turk O.J. nuk ka pasur shenja dhune.

Rasti është paraqitur dje në orën 14:30 në SPB Shkup nga kompleksi klinika “Nënë Tereza”, ndërsa O.J. ka vdekur rreth orës 12:40.

"O.J. është pranuar në klinikë rreth orës 10.15 në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës dhe me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar për obduksion", informon MPB-ja.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR