• e diel, 06 tetor 2024

Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident në rrugën Ohër – Resnje

Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident në rrugën Ohër – Resnje

Ohër, 8 korrik 2024 (MIA) - Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën kryesore Ohër-Resnje, në udhëkryqin e rrugës lokale për fshatin Kuraticë të Ohrit.

Sipas kumtesës së policisë, aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes në orën 19:40, gjatë të cilit ka ndodhur një përplasje mes autobusit "mercedes" me targa kombëtare turke drejtuar nga M.A.(68) nga Turqia dhe një motor "suzuki" pa targa drejtuar nga P.T (23) nga një fshat i Manastirit Orizare e Epërme.

Pastaj nga lëndimet e marra motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës urgjente të Ohrit.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ana e prokurorit publik dhe ekipet e policisë, të cilët do të duhet të përcaktojnë rrethanat të cilat kanë ardhur deri te aksidenti.

Shoferi i autobusit është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR