• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një mjet shpërthyes është hedhur në rrugën "Kozara", ka rënë zjarr

Një mjet shpërthyes është hedhur në rrugën

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Në Sektorin për Punë të Brendshme - Shkup, dje në orën 17:12 është raportuar se dy persona kanë hedhur një mjet shpërthyes në rrugën "Kozara", pas së cilës ka rënë zjarr në bar të thatë.

 Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Nëpunësit e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kaë gjetur pjesë të një shok  bombe.  

 Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR