• e premte, 27 dhjetor 2024

Një mjeke e re në Shkup dhuroi qeliza staminale për një pacient me sëmundje të rëndë

Një mjeke e re në Shkup dhuroi qeliza staminale për një pacient me sëmundje të rëndë

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Në Klinikën Universitare të Hematologjisë në Shkup, u realizua një akt i rëndësishëm guximi dhe humanizmi, kur një mjeke e re dhuroi qeliza staminale hematopoietike me të cilat do të shpëtojë jetën e një pacienti që përballej me një sëmundje të rëndë malinje hematologjike, ndërsa transplantimi i qelizave staminale është i vetmi opsion terapeutik. Për këtë pasdite informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot e vizitoi, donatoren e qelizave staminale, vajzën e re, njëherit edhe doktoreshë, të cilën e falënderoi për guximin dhe angazhimin zemërgjërë për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër.

"Akti i saj i humanizmit dhe solidaritetit është shpresë, duke na kujtuar fuqinë e komunitetit dhe mirësisë në momentet kur kjo nevojitet më së shumti. I përgëzoj edhe kolegët nga Klinika e Hematologjisë që praktikojnë këtë metodë moderne në mjekësi me të cilën njeriu ka mundësi për një fillim të ri", deklaroi ministri Mexhiti.

 

Drejtoresha e klinikës së hematologjisë tha se ky është një shembull i rrallë, dhuruesi i qelizave staminale dhe pacienti që duhet t'i marrë ato nuk kanë lidhje familjare, as nuk njihen, ndërsa qelizat e tyre përputhen.

"Akti i sotëm i doktoreshës është një hap tjetër drejt kënaqësisë së të qenit mjek dhe shpëtimit të jetës së njerëzve. Mjekja e re, e cila është dhuruese e qelizave staminale, në regjistrin e Maqedonisë të dhuruesve vullnetarë të palcës së eshtrave në Institutin për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, është regjistruar që kur ishte studente e mjekësisë, ndërsa muajin e kaluar u identifikua si dhuruese e mundshme. Ajo nuk u hamend asnjë moment, pranoi menjëherë t'i jepte mundësi për jetë një pacienti që nuk e njihte, e që vuante nga Leukemia Akute, tha Dr. Irina Panovska Stavridis. 

 Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR