Një milion denarë për familjet e viktimave nga zjarri në Koçan nga Komuna e Strugës
- Këshilli i Komunës së Strugës në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka miratuar vendim për miratimin e ndihmës financiare në vlerë prej 1.000.000 denarë për familjet e viktimave nga zjarri në Koçan.
- Post By Fami Bajrami
- 14:43, 26 mars, 2025

Strugë, 26 mars 2025 (MIA) - Këshilli i Komunës së Strugës në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka miratuar vendim për miratimin e ndihmës financiare në vlerë prej 1.000.000 denarë për familjet e viktimave nga zjarri në Koçan.
Seanca filloi me një minutë heshtje dhe shprehjen e nderimeve për viktimat e aksidentit.
"Solidarizohemi me qytetarët e prekur nga tragjedia e Koçanit. Nuk ka fjalë adekuate për ngushëllime", theksoi kryetarja e Këshillit, Arbëresha Vllashi.
Mjetet, siç sqaroi, do të paguhen përmes fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq, prej ku do t'u shpërndahen familjeve të prekura.
Vendimi është marrë unanimisht nga të gjithë këshilltarët. rq/bsh/
Foto: MIA