• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Ohrit afër Strugës

Një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Ohrit afër Strugës

Strugë, 5 mars 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm një veturë ka rënë në ujërat e liqenit të Ohrit në hyrje të Strugës, por nuk ka të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski i cili ka bërë të ditur se rasti është lajmëruar në ora 5 e 30 minuta në DPB Strugë.

"Automjeti i tipit 'Ford' me targa të Ohrit i drejtuar nga N.E.(43) nga fshati Orlancë e Shkupit i cili ka qenë duke lëvizur në rrugën 'Partizanska' në Strugë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e liqenit të Ohrit. Nuk ka persona të lënduar", ka thënë Dimoski.

Pas kontrollit, vetura është nxjerrë nga ekipet e Njësitit territorial kundër zjarreve nga Struga. Po merren masa për zbardhjen e rastit. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR