• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një kolonë automjetesh edhe më tej pret për dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Dellçevë - Stanke Lisiçkovë

Një kolonë automjetesh edhe më tej pret  për dalje nga shteti  në vendkalimin kufitar Dellçevë - Stanke Lisiçkovë

 Dellçevë, 8 janar 2023 (MIA)  - Për rreth dyzet minuta deri në një orë  edhe më tej pritet për hyrje në Republikën e Bullgarisë në kufirin Maqedonia e Veriut-Bullgari  në vendkalimin kufitar Dellçevë - Stanke Lisiçkovë, ku sot në mëngjes  për dalje shteti pritej edhe deri në dy orë,  ndërsa kolona ishte 850 metra e gjatë.

 Sipas informacioneve me të cilat disponon korrespondenti i MIA-s, për hyrje në RMV  nuk ka pritje më të gjata. Edhe pse një numër i madh i qytetarëve po kthehen nga një fundjavë e gjatë, për të hyrë në shtet në këtë pikë kufitare deri në orën 15:00 pritet rreth 10 minuta.

 "Procedurat janë normale gjatë hyrjes në Maqedoni dhe nuk ka pritje. Gjatë hyrjes në shtet vërehet një kolonë automjetesh e gjatë 200 metra që duan të largohen nga shteti dhe të shkojnë në një nga qendrat dimërore rekreative në fqinjësi", thotë një familje nga Dellçeva e cila kthehet nga një fundjavë e gjatë në Bullgari.

Në aksin rrugor që çon në këtë vendkalim kufitar vozitet në rrugë të lagështa, për këtë arsye autoritetet rekomandojnë shpejtësi të përshtatur  të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR