• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një kamionë ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë, shoferi me lëndime të rënda

Një kamionë ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë, shoferi me lëndime të rënda
Gostivar, 28 shtator 2022 (MIA) - Një shofer kamioni ka përfunduar me lëndime të rënda pasi ka dalë nga rruga Gostivar-Kërçovë. Nga SPB Tetovë informojnë se në ora 12 e 15 minuta në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë. Në afërsi të Urës së Novosellës, një automjet transportues tip "Mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.T.(32) nga Shkupi, ka dalë nga rruga, ka rënë në humnerë dhe ka marrë flakë. Shoferi i kamionit është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ekipet e Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Gostivarit e kanë lokalizuar zjarrin në automjet. Në vendin e aksidentit kryen inspektim një ekip i SPB Gostivar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR