• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një islandez filmoi një erupsion vullkanik me një dron nga lartë

Një islandez filmoi një erupsion  vullkanik me një dron nga lartë

Rejkjavik, 28 mars 2023 (MIA) - Regjistruesi-drejtues i dronëve, Bjorn Stajnbek me fluturaken e tij të vogël mbi një vullkan në Islandë ka arritur të incizojë një erupsion në momentin kur po ndodh.   Videoja në detaje dhe qartë e tregon llavën si del.

 “Atë që më shumë më pëlqen te erupsionet e llavës është se çdo ditë janë të ndryshme. Krateri, që nga momenti kur fillon të ngrihet dhe deri sa  vazhdon erupsioni, ai vazhdimisht  ndryshohet. Qoftë  forma, madhësia dhe ajo që dua më shumë - ngjyrat dhe si ndryshojnë për shkak të gazrave dhe oksigjenit... Kjo u regjistrua gjatë asaj që unë e quajta 'momenti i argjendtë' dhe ishte absolutisht e mahnitshme të regjistrohet kjo bukuri", ka shkruar Stajnbek.

 Islanda ka aktivitet të shpeshtë vullkanik, për shkak të vendndodhjes së saj në Kreshtën e Atlantikut të Mesëm - një kufi divergjent të pllakave tektonike dhe një vatër e vazhdueshme e llavës. Dihet  se vetëm në këtë ishull,  30 vullkane janë aktive  në këtë epokë holocene. ar/

Foto: Vikipedia 

 

QËNDRONI TË LIDHUR