• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një ish-gjykatës i Gjykatës Administrative dënohet me pesë vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare

Një ish-gjykatës i Gjykatës Administrative dënohet me pesë vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Gjykatësi i Gjykatës Administrative M.Sh. sot është dënuar me pesë vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit. Gjykatësi, paraprakisht si avokat, për familjarë ka ngritur procedurë për denacionalizimin e një prone prej thuajse 2000 katrorë, gjegjësisht plazh në Strugë dhe i është paguar kompensim, ndërsa në ndërkohë, është bërë gjykatës në Gjykatën Administrative dhe e ka marrë lëndën pas padisë së familjarëve dhe ua ka kthyer pronën në kundërshtim të më shumë ligjeve.

"Gjykata Themelore Penale Shkup, sot në debat publik, e publikoi aktgjykimin e shkallës së parë kundër të akuzuarit M.Sh., gjykatës në Gjykatën Administrative, për të cilin në vitin 2019 u hap hetim me dyshimin për Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit. Sipas të gjitha dëshmive materiale dhe verbale të prokurorisë dhe mbrojtjes, ndërsa duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, gjykata solli aktvendim me të cilin të akuzuarin M.Sh., e shpalli fajtor për veprën penale - Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me paragrafin 1 të KP dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 vitesh", thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

M.Sh. si avokat i ka përfaqësuar interesat me Kërkesë për denacionalizim nga dy persona, paraprijësit juridik të së cilit i është caktuar dhe paguar kompensim për tokën që ka qenë lëndë e kërkesës për denacionalizim. Në ndërkohë, M.Sh. është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Administrative dhe në shtator 2018 për lëndën për denacionalizim për të cilën ka vepruar në cilësinë e avokatit, në Gjykatën Administrative është dorëzuar Padia, ndërsa ai e ka marrë në punë.

Sipas Prokurorisë Publike, duke e keqpërdorur pozitën e tij dhe autorizimin, edhe pse e ka ditur se si përfaqësues i mëparshëm - avokat i paditësve nuk guxon të veprojë dhe është i detyruar të përjashtohet nga veprimi lidhur me padinë, i dyshuari nuk e ka ndërprerë punën mbi lëndën dhe nuk e ka njoftuar kryetarin e Gjykatës Administrativ. Duke vepruar mbi lëndën, edhe pse padia e shtruar nuk ka qenë e rregullt, nuk e ka thirrë paditësin t'i largojë mangësitë dhe as nuk e ka hedhur poshtë, por ka vazhduar të veprojë dhe më pas ka pamundësuar që Prokuroria shtetërore si person i interesuar të kyçet në kontestin administrativ dhe të ndërmarrë masa dhe mjete juridike për mbrojtjen ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit.

"Si kryetar i Këshillit, i dyshuari ka marrë pjesë në sjelljen e Aktgjykimit i cili në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat, Ligjit për Mbrojtjen e liqenit të Ohrit, Dojranit dhe Prespës, Ligjit për Denacionalizim dhe Ligjit për Kontestet Administrative, pasuria e paluajtshme – toka e pandërtuar në Strugë, u kthye në pronësi private të kërkuesve. Në të njëjtën kohë, për patundshmërinë me sipërfaqe prej 171 m2, e cila paraqet të mirë publike - brez bregdetar dhe që nuk guxon të kthehet në pronësi private, ka caktuar kompensim në shumë prej 119.700,00 denarë në formë të obligacioneve për denacionalizim. Me vetëdije dhe me qëllim të pengimit të mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe interesave të RMV-së, një kopje e Aktgjykimit, edhe pse është e detyrueshme për shkak të së drejtës së ankimimit, nuk i është dorëzuar Prokurorisë së shtetit të RMV-së dhe me nënshkrimin e tij i dyshuari e ka bërë aktgjykimin të vlefshëm. Me veprime të tilla, shtruesve të kërkesës iu është mundësuar që përmes regjistrimit të paluajtshmërisë së kthyer në librat publik të patundshmërive në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive, të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme përfitim pasuror - sipërfaqe prej 1958.49 m2 me vlerë të miratuar në treg prej 12.044.713,00 denarë dhe dobi pasurore të kundërligjshme në formë të obligacioneve në vlerë prej 119.700,00 denarë, gjegjësisht dobi pasurore të kundërligjshme në shumë prej 12.164.413,00 denarë në dëm të pasurisë dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në njoftimin e PPRMV që nga fillimi i procedurës hetimore.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR