• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një ish polic britanik dënohet me burg të përjetshëm për më shumë se 100 abuzime seksuale ndaj fëmijëve

Një ish polic britanik dënohet me burg të përjetshëm për më shumë se 100 abuzime seksuale ndaj fëmijëve

Londër, 25 tetor 2023 (MIA) - Një ish polic britanik u dënua me burg të përjetshëm pasi u deklarua fajtor për më shumë se 100 abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Dënimi nuk mund të ulet derisa nuk kalohen në burg të paktën 12 vite. I dënuari ka mashtruar, kërcënuar dhe ka shantazhuar më shumë se 200 vajza të reja që t'i dërgojnë fotografi jo të hijshme në aplikacionin Snepçet (Snapchat).

Prokurorët thonë se 24 vjeçari Luis Eduards ka pasur target 210 vajza të moshës prej 10 deri 16 vjeçare, duke aktruar se është tinejxher. I ka mashtruar të ndajnë fotografitë e tyre të pahijshme, e pastaj u është kërcënuar se do t'i zbulojë nëse refuzojnë.

Eduards u arrestua në shkurt dhe prej atëherë u prononcua fajtor për rreth 160 pika nga akuza për sulme seksuale dhe zhvatje të fëmijëve.

Sipas prokurorëve, në një nga rastet, Eduards u kërcënua se do të hedh në erë shtëpinë e viktimës dhe do t'i qëllojë prindërit e saj nëse ajo ndalet me dërgimin e fotografive të saj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR