• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një inspektor i punës ka kryer mbikëqyrje pas dy fatkeqësive në minierë dhe fabrikën për akumulatorë në Probishtip

Një inspektor i punës ka kryer mbikëqyrje pas dy fatkeqësive në minierë dhe fabrikën për akumulatorë në Probishtip

Shtip, 12 qershor 2024 (MIA) - Një inspektor i punës ka qenë në terren për të kryer ekspertizë pas fatkeqësisë së dy punëtorëve në vendet e punës në Probishtip ku njëri ka ndodhur në minierë, ndërsa i dyti në fabrikën e akumulatorëve.

Nga Inspektorati shtetëror i punës sot për MIA-n thanë se janë në pritje të raportit nga inspektori, pas së cilës do të dinë se si të veprohet më tej. 

Sipas informacioneve të MPB-së fatkeqësitë kanë ndodhur në minierën për plumb dhe zink në fshatin Dobrevë dhe në fabrikën e akumulatorëve në Probishtip.

"Të hënën në orën 22:08 në Stacionin policor Probishtip, nga Ndihma e shpejtë Probishtip është raportuar se me plagë të rënda tek ta është sjellë 38 vjeçari T.J. nga Probishtipi. Sipas denoncimit, ai u lëndua derisa ka kryer detyrat e punës në një minierë në fshatin Dorevë, Probishtip. Është kryer ekspertizë.

Autoritetet nga Spitali klinik -Shtip thonë se 38 vjeçari T.J është pranuar me lëndime të rënda dhe menjëherë është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Aksidenti i dytë ka ndodhur dje në orën 00:48. Në Stacionin e policisë Probishtip, nga Ndihma e shpejtë  Probishtip është raportuar se tek ata me plagë të rënda është sjellë 20 vjeçari A.R. ga Probishtipi. Sipas denoncimit, lëndimet i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë për akumulatorë në Probishtip. Ekspertiza është kryer dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Njëzet vjeçari si punonjës aty është pranuar në spitalin e Klinikës së Shtipit, ku pas kontrollit, mjekët e kanë lëshuar për mjekim shtëpiak, sepse ka qenë me lëndime të lehta. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR