• e enjte, 18 korrik 2024

Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën magjistrale Shtip- Koçani

Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën magjistrale Shtip- Koçani
Shtip, 20 korrik 2022 (MIA) - Sipas informacioneve fillestare një person madje ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në rrugën magjistrale Shtip – Koçani mes fshatrave Balvan i Poshtëm dhe Krupishtë. Sipas autoriteteve, deri te aksidenti ka ardhur përmes dy automjeteve aty rreth orës 14 e 50 minuta. Për momentin në vendin e ngjarjes janë policia kriminalistike, prokurori publik dhe zjarrfikës të cilët po intervenojnë në nxjerrjen e personave të lënduar nga automjetet. Siç informojnë nga Lidhja Automote për momentin është e mbyllur rruga ndërmjet fshatrave Balvan i Poshtëm dhe Krupishtë dhe qarkullimi po zhvillohet nëpër rrugë tjera alternative. Më shumë detaje paralajmërohen gjatë ditës.

QËNDRONI TË LIDHUR