• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një i mitur ndërroi jetë, ndërsa një person është lënduar në një aksident mbrëmë në rrugën magjistrale Kumanovë - Kriva Pallankë

Një i mitur ndërroi jetë, ndërsa një person është lënduar në një aksident mbrëmë në rrugën magjistrale Kumanovë - Kriva Pallankë

Kumanovë, 4 tetor 2024 (MIA) – Një i mitur ndërroi jetë, ndërsa një person ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni i cili ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë në lagjen Karposh, njoftoi sot SPB Kumanovë.

Në aksident ishin përfshirë një veturë “bmv” me targa të Shqipërisë dhe një motoçikletë “jamaha”.

“Dje rreth orës 21:40 në SPB Kumanovë ishte raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në lagjen Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet veturës ‘bmv’ me targa të Shqipërisë, e drejtuar nga I.B. (37) nga Shkupi dhe motoçikletës ‘jamaha’ e drejtuar nga një i mitur nga Kumanova. Në aksident, nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një bashkudhëtar 15-vjeçar nga motoçikleta nga Kumanova, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës urgjente mjekësore. Përderisa, shoferi 16-vjeçar i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Kumanovës”, informoi policia. 

Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë kryer një ekip i SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit ishte dhënë në autopsi, shoferi i veturës ishte privuar nga liria, ndërsa vetura dhe motoçikleta ishin dorëzuar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR