• e martë, 26 nëntor 2024

Një i mitur ka humbur jetën nga rrufeja në Negorci të Gjevgjelisë

Një i mitur ka humbur jetën nga rrufeja në Negorci të Gjevgjelisë

Strumicë, 7 mars 2024 (MIA) - Një i mitur nga fshati Negorc i Gjevgjelisë ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga goditja e rrufesë pasi ky rajon është goditur nga një stuhi e fortë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

Sipas saj, sot në orën 15:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Gjevgjeli është raportuar se në atarin e fshatit Negorci të Gjevgjelisë, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e një të mituri me djegie në trup, me siguri nga një rrufe, i cili në atë moment ishte duke kullotur bagëtinë.

Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i djalit të ndjerë është dërguar për autopsi. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR