Një i lënduar me armë zjarri në parkun e Çairit
- Në parkun në rrugën "Kemal Sejfulla" në Çair sot me armë zjarri u lëndua një person. Rastin në SPB Shkup e kanë paraqitur nga Klinika Univesitare për sëmundje kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit", ku është dërguar i lënduari.
- Post By Fami Bajrami
- 20:24, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Në parkun në rrugën "Kemal Sejfulla" në Çair sot me armë zjarri u lëndua një person. Rastin në SPB Shkup e kanë paraqitur nga Klinika Univesitare për sëmundje kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit", ku është dërguar i lënduari.
"Sot (02.12.2024) nga SPQ 'Shën Naumi i Ohrit' në SPB Shkup është denoncuar se me plagë me armë zjarri është sjellë Xh.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit, u lëndua në parkun në rrugën 'Kemal Sejfula' në Shkup", informojnë nga MPB-ja.
Policia informoi se po merren masa për zbardhjen e rastit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s