• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një i burgosur 50-vjeçar është gjetur i vdekur në "Idrizovë", nuk ka gjurmë të dukshme të dhunës

Një i burgosur 50-vjeçar është gjetur i vdekur në

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Një 50-vjeçar i burgosur nga Shkupi, i cili po vuante dënimin me burg prej 11 viteve, ishte gjetur i vdekur në departamentin gjysmë të hapur në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu "Idrizovë". 

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mjeku i ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dërguar për autopsi. 

"Më 06.06.2023 në orën 03.55 në SPB - Shkup, nga Institucioni Ndëshkues Përmirësues Burgu 'Idrizovë' ishte denoncuar se në një hapësirë në departamentin gjysmë të hapur ishte gjetur i vdekur i burgosuri V.L. (50) nga Shkupi, i cili po vuante dënimin me burg prej 11 viteve. Mjeku i Ndihmës Emergjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme të dhunës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dhënë për autopsi", qëndron në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR