• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një hetuese nga PTHP – Shkup për krime kompjuterike mori mirënjohje nga ILEA

Një hetuese nga PTHP – Shkup për krime kompjuterike mori mirënjohje nga ILEA

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Hetuesja e krimeve kompjuterike nga Qendra Hetuese e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, Marina Peshovska, ka marrë mirënjohje për punën dhe arritjet e saj nga Akademia ndërkombëtare për zbatimin e ligjit (ILEA) në Budapest.

Siç sqarohet nga Prokuroria Publike, Peshovska është përzgjedhur si finaliste në kategorinë “suksesi operativ” për shkak të aplikimit të suksesshëm të aftësive të mjekësisë ligjore digjitale në luftën kundër krimit kibernetik lokal dhe ndërkombëtar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka uruar për njohjen në rrjetin social “Fejsbuk”.

"Ambasada amerikane është partner krenar i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup në luftën kundër krimit kompjuterik dhe promovimin e përgjegjësisë", shkruhet ndër të tjera në urimin e ambasadës së SHBA-së.

Peshovska është një nga 17 hetuesit në Qendrën Hetuese të Prokurorisë Publike – Shkup.

"Qendra hetimore është një lloj bërthame e Prokurorisë dhe numri i çështjeve të trajtuara nga hetuesit në një vit është pothuajse dyfishuar - nga 150 çështje në vitin 2022 në mbi 280 çështje në vitin 2023. Hetuesit në mënyrë të pavarur ndërmarrin një numër të madh aktivitete të ndryshme – mbledhjen e dokumentacionit, kërkesat për institucionet, pjesëmarrjen në bastisje dhe privimin e lirisë së personave, si dhe angazhohen në veprime të bashkëpunimit ndërkombëtar me organet hetimore të vendeve të tjera", thekson Prokuroria.

Siç theksojnë nga Prokuroria, pjesa më e madhe e pajisjeve për Qendrën hetimore të PTHP - Shkup janë donacion nga ambasada e SHBA-së. qa/

Foto: Prokuroria publike

QËNDRONI TË LIDHUR