• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një helikopter i MPB-së po e shuan zjarrin afër malit Pesjak

Një helikopter i MPB-së po e shuan zjarrin afër malit Pesjak
Shkup, 2 nëntor 2022 (MIA) - Sektori për njësi ajrore të MPB-së me helikopter të llojit "Bell 212" sot vazhdoi me shuarjen e zjarrit që e kaploi pjesën mes fshatit Krushicë dhe malit Pesjak dhe Kiçevia. Siç kumtoi MPB, gjatë shuarjes së zjarrit në periudhë prej gjashtë orë e gjysmë janë hedhur 35 tonë ujë. Zjarri është lokalizuar, me çka nuk është lejuar të zgjerohet drejt fshatrave Koziçinë dhe Dupjan. "Ky është edhe një tregues se MPB është servis i qytetarëve në të gjitha segmentet e punës policore, ndërsa mbrojtja dhe siguria e qytetarëve është prioriteti ynë", qëndron në kumtesë. Njësia e helikopterit për dedikime policore, e cila është në kuadër të MPB-së ekziston prej vitit 1969, është e pajisur me tre helikopterë të llojit "Bell". "Që të mundësohet shfrytëzim i suksesshëm i pajisjes, u mbajt trajnim ndërkombëtar  nga policia sllovene, dhe atë për mbajtje të ngarkesës pezull dhe për shuarje të zjarreve. Trajnimin e përfunduan me sukses të gjithë pilotët e Njësisë së helikopterëve për dedikime policore", përkujtojnë nga MPB. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR