• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Gjykatës Penale në mbështetje të Zhan Mitrevit

Një grup qytetarësh janë mbledhur para  Gjykatës Penale në mbështetje të Zhan Mitrevit

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Para Gjykatës Themelore Penale Shkup, sot janë mbledhur një grup qytetarësh në shenjë të mbështetjes dhe apelit për drejtësi për të akuzuarin Zhan Mitrev, pak para fillimit të seancës së caktuar.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër doktorit Zhan Mitrev, si person fizik dhe propozimit akuzues kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal. 

Lënda është formuar sipas zërave,  pasi IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin u zbulua se spitali privat“Zhan Mitrev” u ka paguar pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, ças çfarë është hapur edhe lënda në PTHP Shkup. 

 Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e mjekimit nuk është lëndë e ksa vepre penale, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan, ndërsa me qëllim përfitim të paligjshëm të përfitimit pasuror.

Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR