• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një grua e humb jetën nga zjarri në një shtëpi në Dojran të Vjetër

Një grua e humb jetën nga zjarri në një shtëpi në Dojran të Vjetër
Strumicë, 6 gusht 2022 (MIA) – Sot rreth orës 7 në zjarrin i cili ka shpërthyer në një shtëpi në Dojran të Vjetër dhe që e ka kapluar një kat dhe çatinë, jetën e humbi një grua. Ngjarjen e konfirmuan nga SPB Strumicë, ku zjarri është denoncuar në orën 07:20. "Zjarri ka shpërthyer në një shtëpi në rrugën "Marshall Tito" në Dojran të Vjetër. Është shuar nga ekipi i njësitit territorial të zjarrfikësve, pas çka në shtëpi është gjetur një grua e vdekur", kumtuan nga SPB Strumicë. Sipas informacioneve të Shoqatës vullnetare zjarrfikëse nga Dojrani, zjarri ka qenë i madh dhe ka rrezikuar përfshirjen edhe të shtëpive të tjera përreth dhe pyllin e afërt. "Menjëherë pas marrjes së njoftimit se ka zjarr, kemi shkuar me dy vetura tona dhe dy nga njësia kundër zjarrit nga Gjevgjelia. Zjarri ka qenë i fortë dhe menjëherë kemi filluar ta shuajmë, sa i fortë ka qenë tregon edhe fakti se pesë herë i kemi mbushur veturat me ujë dhe rreth orës 11 kemi arritur ta shuajmë", informoi Zllate Taleski, komandant i Shoqatës vullnetare zjarrfikëse nga Dojrani. Në vendin e zjarrit është kryer ekspertizë ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi i gruas është dorëzuar për obduksion. rt/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR