Një grua 69-vjeçare është viktimë e fatkeqësisë së djeshme të komunikaconit në Çair
- Viktima e fatkeqësisë së komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në bulevardin "Hristijan Todorovski Karposh" në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., publikoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor.
- Post By Besnik Shuki
- 14:12, 22 nëntor, 2024
Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Viktima e fatkeqësisë së komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në bulevardin "Hristijan Todorovski Karposh" në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., publikoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor.
Për fatkeqësinë denoncimi ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti "seat altea" me targa të Shkupit., të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore.
MPB-ja nuk kumtoi për shkaqet e fatkeqësisë së komunikacionit.
"Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB - Shkup", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: MIA arkiv