• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një gjuetar nga një terren i vështirë evakuohet me helikopterin e ndihmës urgjente mjekësore

Një gjuetar nga një terren i vështirë evakuohet me helikopterin e ndihmës urgjente mjekësore

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Një gjuetar me thyerje në këmbën e djathtë është evakuuar me helikopterin e ndihmës urgjente mjekësore.

Informacionin e ka ndarë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti i cili së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski bënë promovimin e helikopterit në Manastir.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informuan se personi G.J. i cili ka qenë në gjueti në rajonin e fshatit Bukoviq ka rënë në një përroskë të thellë me gurë dhe ka thyer këmbën e djathtë.

Rasti përmes telefonit është paraqitur në numrin 112 në QMK.

"Ekipi i mjekëve ka arrit shumë shpejt në vendin e ngjarjes, madje për rreth 20 minuta. Për shkak të terrenit të vështirë ekipi i kujdestarisë në numrin 112 në QMK kanë kërkuar helikopter me çka MPB është përgjigjur menjëherë. Të gjithë në mënyrë të koordinuar kanë kryer procedurat për shpëtimin dhe transportin sa më të shpejtë dhe optimal të të lënduarve në spital për trajtim të mëtejshëm. Kjo pajisje u mundëson pjesëtarëve të guximshëm të Njësisë së helikopterëve në MPB që të jenë edhe më të mirë gjatë operacioneve të tilla specifike të shpëtimit ndaj të lënduarve në terrene të vështira", thekson QMK.

Prej atje apelojnë deri te qytetarët që në rast të fatkeqësive të paraqiten menjëherë në numrin 112 në QMK.

Foto: QMK

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR