• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një gjerman ka pranuar 217 vaksina kundër koronavirusit

Një gjerman ka pranuar 217 vaksina kundër koronavirusit

Nuremberg, 6 mars 2024 (MIA) - Një gjerman ka pranuar gjithsej 217 vaksina kundër koronavirusit brenda 29 muajve edhe pse mjekët e kanë këshilluar të mos e bëjë atë, bën të ditur revista për sëmundje infektive "Lanset".

Studiuesit nga Universiteti Erlangen-Nuremberg deklaruan se indikacionet e para flasin se te 62-vjeçari nuk ka pasur asnjë efekt të dëmshëm. Ata mësuan për rastin e tij nga gazetat dhe më pas e ftuan të bëjë analiza dhe pacienti këtë e pranoi, shpjegon Kilian Shober nga Departamenti i mikrobiologjisë së Universitetit.

"Përdorëm mostrat e gjakut, urinës dhe pështymës për të përcaktuar saktë se si sistemi imunitar reagon ndaj vaksinimit. Ekziston shqetësimi se hiperstimulimi i sistemit imunitar me doza të përsëritura mund të konsumojë disa qeliza, por nuk gjetëm asnjë provë për këtë tek 62-vjeçari", shton Shober.

Përveç kësaj, te pacienti nuk ka ndonjë shenjë se ai është infektuar ndonjëherë me kovid.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR