• e diel, 24 nëntor 2024

Një gazetare ruse dhe një avokat janë sulmuar në Çeçeni

Një gazetare ruse dhe një avokat janë sulmuar në Çeçeni

Moskë, 4 korrik 2023 (MIA) - Një gazetare ruse dhe një avokat ishin sulmuar dhe lënduar rëndë pasi automobili i tyre ishte ndaluar nga disa persona të maskuar në Çeçeni. 

Jelena Millashina, gazetare nga Novaja Gazeta dhe avokati Aleksandar Nemov ishin sulmuar derisa udhëtonin nga aeroporti drejt kryeqytetit rajonal Grozni. 

"Novaja Gazeta" vitin e kaluar e humbi licencën për media në Rusi. 

Sulmuesit ia kanë rruar kokën Millashinës, i kanë thyer disa gishta dhe e kanë lyer me ngjyrë të gjelbër, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut Memorial. 

"Brutalisht i kanë goditur, përfshirë edhe në fytyrë, i kanë kërcënuar me vdekje, u kane mbajtur pistoletë në kokë, ua kanë marrë pajisjet dhe i kanë thyer", njoftoi Memorial në Telegram. 

Grupi për të drejtat e njeriut  Team Against Torture njoftoi se Nemov ishte therrë me thikë në këmbë dhe se motivi për sulmin është "dënim" për raportimin e tyre. 

Mediat ruse informojnë se presidenti Vladimir Putin është njoftuar me situatën, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se nevojitet përgjigje "energjike" për sulmin. 

"Ekziston nevoja nga kontrolli dhe hetimi për prapavijën e këtij sulmi", tha Peskov. 

Me kumtesë për mbështetje të gazetares dhe avokates doli edhe Ministria e Transformimit Digjital. 

"Gazetari gjatë kryerjes së detyrës nuk duhet të ekspozohet ndaj ngacmimeve dhe torturave. Presim që ky rast të hetohet tërësisht dhe autorët të dënohen", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR