Një foshnjë shtatëmujore ka vdekur në Klinikën e fëmijëve në Shkup, drejtori thotë se ka pasur probleme shëndetësore
- Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup.
- Post By Besnik Shuki
- 15:52, 16 dhjetor, 2024
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup.
Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi në deklaratë për MIA-n sqaron se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur disa organe të dëmtuara.
Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të mjekëve. Ai thotë se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion.
Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi në Patologji. bsh/
Foto: MIA arkiv