• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë pas një sulmi fizik

Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë pas një sulmi fizik

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Një fëmijë katërvjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik, dje është sjellë në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Në orën 02.30 dje në SPB Strumicë është denoncuar se në Spitalin e përgjithshëm të Strumicës në orën 00:58, është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore një fëmijë katërvjeçar. Ai është dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, ku nga një mjek është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht", sqarojnë nga MPB-ja.

Për ngjarjen është informuar një inspektor i delikuencës fëmijërore nga Sektori për punë kriminalistike pranë NJPB Qendër dhe Bit Pazar. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumemntimit të rastit, do të pasojë një parashtresë adekuate. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR