• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një emigrant nga Siria ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar më rëndë në aksidentin afër Dojranit

Një emigrant nga Siria ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar më rëndë në aksidentin afër Dojranit

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Një emigrant nga Siria ka humbur jetën, ndërsa edhe një tjetër është lënduar mbrëmë në aksident trafiku në afërsi të Dojranit, bën të ditur policia.

"Në afërsi të Dojranit, mbrëmë rreth orës 20, një automjet i tipit 'krajsler' ka dalë nga rruga. Deri te kjo ka ardhur pasi ai nuk është ndalur me urdhër të nëpunësve policorë në udhëkryqin 'Smokvicë' dhe në hyrje të Valandovës ku ka vazhduar lëvizjen duke rritur shpejtësinë", kumton MPB-ja.

"Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjetin janë transportuar 11 persona, emigrantë nga Siria. Prej tyre, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, një person është transportuar në Klinikën 'Nënë Tereza' në Shkup për ndihmë mjekësore. Personave të tjerë u është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e përgjithshëm Gjevgjeli ku më pas janë vendosur në Qendrën e pranimit Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme", thonë nga MPB-ja.

Sipas asaj që kanë thënë emigrantët, shoferi i automjetit para se të dalë nga rruga, ka hapur derën dhe ka kërcyer me çka është arratisur.
Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe ekip mbikëqyrës nga DPB Vallandovë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e drejtuesit të automjetit dhe zbardhjen e rastit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR