• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Një ekspert i fushës së teknologjisë informatike dëshmoi për lëndën “Softuerët”

Një ekspert i fushës së teknologjisë informatike dëshmoi për lëndën “Softuerët”

Shkup, 2 mars 2033 (MIA) - Në propozim të mbrojtjes, në Gjykatën Themelore Penale  Shkup lidhur me rastin e "Softuerëve" është dëgjuar dëshmitari Mirosllav Kotevski, këshilltar teknik, ekspert  në fushën e teknologjive informatike.

Kotevski prezantoi disa dokumente ndërkombëtare sipas të cilave kryhet forenzika digjitale dhe foli për metodën e dëshmive digjitale. Analizoi shumë  dokumente dhe domenet e tyre. Sipas tij, dëshmitë e prokurorisë kanë disa burime nga janë marrë të dhënat dhe janë krijuar dëshmitë. 

"Dokumentet janë bërë në kompjuterë të ndryshëm, të krijuar në tri data të ndryshme", tha ai.

Eksperti prezantoi se si duhet të duket komunikimi elektronik, me të dhëna konkrete, për dallim nga dëshmitë e paraqitura të prokurorisë, të cilat, për të, siç tha ai, “janë shumë të çuditshme”. 

I pyetur se “a mund të na thoni sipas gjithë kësaj, çfarë procedurash janë shkelur gjatë krijimit të këtyre proceseve forenzike   dhe nëse dëshmitë e tilla,  sipas jush,  mund t'i trajtojmë  si dëshmi relevante apo si dëshmi  të cilave nuk u është cenuar integriteti”, eksperti u përgjigj se. sipas asaj që ka paraqitur, nuk ka sheh  që procedura është kryer në mënyrë korrekte.

Sqaroi se sipas kësaj që ka pasur si material për shqyrtim në lidhje me këtë proces, tha se pajisjet nuk janë transportuar në mënyrë të sigurt, nuk ekzston  dokumentacion për dorëzimin e tyre nga personi në person,  nuk ekzston dokumentacion si janë dorëzuar pajisjet e memories USB,  as nëse ka pasur pasur mbrojtje përkatëse.

Pastaj prokurorja publike, Ivana Trajçeva, iu drejtua me  pyetje të kryqëzuar me të cilën e kishte dëgjuar ekspertin në lidhje me  rezultatet nga konstatimi dhe mendimi i ekspertit.

 I pyetur nëse do të pajtohej që përmbajtja e mesazheve në dokumentet PDF dhe Raporti 1 është identike, ai u përgjigj se përmbajtja e mesazheve nuk ka qenë lëndë për ekspertizë.

Eksperti u përgjigj edhe në disa pyetje në lidhje me dokumentet ndërkombëtare sipas të cilave ka kryer ekspertizën.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.
 
Rashkovski akuzohet për veprat penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese", ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë të akuzuar për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit".

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e  aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva.  Gjykimi vazhdon pas pauzës. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR