• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një ekip zjarrfikës mbetet në Gjykatën e Kumanovës

Një ekip zjarrfikës mbetet në Gjykatën e Kumanovës

Kumanovë, 11 korrik 2023 (MIA) - Një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve ende është brenda në hapësirat e bodrumit të Gjykatës Themelore në Kumanovë, Zëvendëskomandanti i NJTZ Kumanovë, Boris Stankovski tha se mbi 90 për qind e zjarrit të lokalizuar, ka hyrë brenda në hapësirat. Një pjesë e arkivit është mënjanuar dhe në terren është edhe një ekip prej katër zjarrfikësve me një automjet.

"I tërhoqëm të gjitha automjetet, do të qëndrojmë deri në shuarjen e plotë të zjarrit", tha Stankovski për MIA-n.

Gjatë ditës u ndërruan 15-të zjarrfikës dhe pesë automjete.

Edhe nga Gjykata deklaruan se do të qëndrojnë me kujdestari gjatë gjithë natës para institucionit si dhe ekipet e policisë, të MPB-së dhe nga Prokuroria.

"Tymi është minimal, zjarrfikësit thanë se nuk do të ketë zgjerim të tymit, por gjatë natës do të qëndrojnë me një ekip që do ta kontrollojë", tha kryetarja e gjykatës Snezhana Manev.

Zjarri shpërtheu natën e kaluar në orën 01:35. sa/

Foto: NJTZ Kumanovë dhe MIA

QËNDRONI TË LIDHUR