Një ekip i Ndihmës urgjente mjekësore dhe një pacient janë bllokuar në ashensor në Kisella Vodë
- - Një ekip i Ndihmës Urgjente Mjekësore nga Shkupi bashkë me një pacient është bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit nga një ndërtesë në rrugën "Hristo Tatarçev" nr.47 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Fitore Curri
- 12:53, 26 qershor, 2024
Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Një ekip i Ndihmës Urgjente Mjekësore nga Shkupi bashkë me një pacient është bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit nga një ndërtesë në rrugën "Hristo Tatarçev" nr.47 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Siç thonë, për këtë kanë marrë denoncim në telefonin 112 në orën 11:22.
"Nga ana e QMK urgjentisht janë njoftuar Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe SPB Shkup", theksojnë nga QMK. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s