• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një ekip i Ndihmës Urgjente ka ngecur në ashensor në Kisella Vodë që kishte rënë nga kati përdhesë në bodrum

Një ekip i Ndihmës Urgjente ka ngecur në ashensor në Kisella Vodë që kishte rënë nga kati përdhesë në bodrum

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Një ekip i Ndihmës Urgjente Mjekësore nga Shkupi është bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit në një ndërtesë në rrugën "Hristo Tatarçev" nr.47 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Për këtë kanë marrë denoncim në telefonin 112 në orën 11:22, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

"Nga ana e QMK urgjentisht janë njoftuar Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe SPB Shkup. Ashensori kishte rënë nga kati përdhesë në bodrum. Në të ka pasur një ekip i Ndihmës Urgjente Mjekësore. Të paktën katër persona ishin në ashensor në momentin e rënies, ndërsa nuk ka pasur pacient, sepse ekipi ishte në konstatim të vdekjes", saktësojnë nga QMK. 

Më parë QMK informoi se në ashensor është bllokuar ekipi i Ndihmës Urgjente bashkë me një pacient. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR